Home Sport PREMIER LEAGUE ANGLEZE, MANCHESTER CITY FORCON POZITËN E PARË, CHELSEA PËRSËRI ZHGËNJEN

Chelsea me disfatën e dytë dhe me gjithsej katër pikë në katër ndeshje aktualisht zë pozitën e 13-të. Ekipi nën drejtimin e ekspertit portugez, Jose Mourinho nga Crystal Palace u mposht me rezultatin 2:1.

Pas fitores 2:0 kundër Watford, Manchester City me gjithsej 12 pikë, forcon pozitën e parë në Premier League-n angleze dhe përkohësisht është “shkëputur” nga vendi i dytë Crystal Palace, që ka mbledhur nëntë pikë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Chelsea me disfatën e dytë dhe me gjithsej katër pikë në katër ndeshje aktualisht zë pozitën e 13-të. Ekipi nën drejtimin e ekspertit portugez, Jose Mourinho nga Crystal Palace u mposht me rezultatin 2:1.

Manchester United humbi nga Swansea City 2:1, në katër raundet “Djajtë e Kuq” kanë mbledhur shtatë pikë që e rendit në vendin e pestë këtë ekip.

Me shënimin e Fabricio Coloccini në minutën e 52, Arsenali mundi Newcastle 1:0. Ekipi i Londrës është aktualisht i gjashti në renditje.

Rezultatet e raundit të katërt: Newcastle United – Arsenal 0:1, Stoke City – West Bromwich Albion 0:1, Bournemouth: Leicester City 1:1, Manchester City – Watford: 2:0, Liverpool-West Ham United 0:3, Chelsea – Crystal Palace 1:2, Aston Villa – Sunderland 2:2, Tottenham – Everton 0:0, Southampton – Norwich City 3:0, Swansea City – Manchester United: 2:1.

Në fillim të sezonit të ri surpriza më e mëdha është Crystal Palace, Leicester City dhe Swansea City, të cilët janë në pozitën e dytë, tretë dhe të katërt. Zhgënjim i madh janë Chelsea dhe Aston Villa, të cilët duhet të justifikojnë pritjet e tifozëve të tyre.

Në raundin e pestë, do të takohen Everton – Chelsea, Norwich – Bournemouth, West Bromwich Albion – Southampton, Crystal Palace – Manchester City, Arsenal – Stoke City, Watford – Swansea City, Manchester United – Liverpool. Kurse më 13 shtator, do të takohen Sunderland – Tottenham, Leicester City – Aston Villa.