Home Lajme BOTË Presidenti i Jemenit, Hadi: Fitorja jonë është e pashmangshme, së shpejti do...

Presidenti i Jemenit, Abdurabbu Mansour Hadi ka konfirmuar lajmin e përfundimit të sulmeve ajrore të koalicionit “Stuhia e Vendosmërisë” ndaj pozicioneve të Husive në Jemen dhe tha se tani është e pashmangshme fitorja e qeverisë jemenase kundër lëvizjes rebele, raporton Anadolu Agency (AA).

“Është e pashmangshëm fitorja jonë. Së shpejti do të zgjidhim krizën dhe do të kthehemi në Sana, dhe së bashku me popullin do ta rindërtojmë gjithë Jemenin”, tha Hadi.

Duke theksuar se për ruajtje e integritetit dhe sovranitetit territorial të Jemenit, është e nevojshme që të zbatohet plotësisht rezoluta e fundit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, tha se “ekstremistët” nuk kishin asnjë mundësi tjetër, përveç se të përmbushin kërkesat e popullit dhe ti kthehen vendosjes së paqes në vend.

Ndërhyrjen e koalicionit në Jemen e filloi Arabia Saudite më 26 mars të këtij viti me kërkesë të qeverisë së Jemenit, dhe përsëri me kërkesë të autoriteteve të Jemenit natën e kaluar kanë përfunduar operacionet, të njohur si “Stuhia e Vendosmërisë”.

Zëdhënësi i operacionit “Stuhia e Vendosmërisë”, Ahmed al-Asiri ka njoftuar se tani në Jemen do të nisi operacioni “Ringritja e Shpresës”.

Qëllimi i operacionit të ri është për të mbrojtur civilët, dërgimin e ndihmave humanitare në zonat e prekura të Jemenit, evakuimin e të huajve dhe diplomatëve, si dhe vazhdimin e luftës kundër terrorizmit.

Ai tha se në kuadër të ndërhyrjeve ajrore janë kryer gjithsej 2.415 sulme ajrore dhe se operacioni ka arritur objektivat e deklaruara.

KULTURË

0 2770

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...