Home Lajme KOSOVË Presidenti i Turqisë Erdogan e telefonon dhe e uron Vjosa Osmanin

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka bërë të ditur se e ka telefonuar Presidenten e Kosovës dhe e ka uruar atë.

“Sot pata një telefonatë me presidenten e re të Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu dhe i urova. Në bisedën me z. Osmani-Sadriu, diskutuam për çështjet rajonale me marrëdhëniet”, ka shkruar Erdogan në Facebook.

“Iu referova qëndrimit konstruktiv të shoqërisë turke, pjesë integrale e strukturës multikulturore të Kosovës, në procesin e themelimit të qeverisë së re dhe zgjedhjeve presidenciale. Gjithashtu i shpreha dhe besoj se miqësia historike dhe marrëdhëniet vëllazërore do të përmirësohen në epokën e re”, thekson tutje në shkrimin e tij Erdogan.

Ai ka thënë se në bisedën tonë, përmenda se bashkëpunimi i shumëfishtë ndërmjet vendeve tona kontribuon në stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit.