Presidentja e KE paralajmëron ardhjen e vaksinës anti-COVID në Kosovë
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, thotë se ka biseduar me kryeministrin Albin Kurtin për shpërndarjen e vaksinave anti-COVID në Kosovë.
Ajo në “Twitter” ka njoftuar se Komisioni Evropian do financojë procesin e vaksinimit për punonjësit shëndetësor dhe njerëzit më në nevojë.
“Së bashku do ta tejkalojmë pandeminë”, tha ajo.