Home Lajme KOSOVË Prishtinë: Zhduket një vajzë që 4 ditë, policia nuk tregon për identitetin...

Një vajzë në Prishtinë është zhdukur që nga 19 janari.

Rastin e ka raportuar në Polici motra e saj e cila tha se ajo u largua nga shtëpia dhe nuk dinë për vendndodhjen e saj.“Veternik, Prishtinë 19.01.2021, 23:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se motra e saj viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Por policia nuk ka dhënë ndonjë informatë apo fotografi për identitetin e saj.