Home Lajme KOSOVË Pritet javë e ftohët, temperaturat do shkojnë deri në minus 12 grandë...

Vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell gjatë javës. Në fillim të javës mbetet shumë ftohtë, më pas temperaturat në rritje. Nga e premtja priten mundësi edhe për të reshura shiu.Sipas Prishtina Weather në ditët e ardhshme mbi vendin tonë shtrihen fusha anticiklonike që mundësojnë mot më stabil, mirëpo masat e acarta polare mbeten ende prezente duke mbajtur temperaturat minimale thellë nën vlera mesatare.Deri në fundjavë pritet edhe depërtimi i një cikloni nga Atlantiku mbi Itali, që nga dita e premte mundëson edhe të reshura shiu, e në vise malore të borës.Në ditët në vijim, shkaku i kushteve jo shumë të favorshme meteorologjike, në aspektin e qarkullimit ajror, koncentrimi i ndotësve ajror do të jetë më i lartë pranë sipërfaqes tokësore, e që do të përkeqësoj indeksin e cilësisë së ajrit ku do të mbetet kryesisht në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.18.01 – Mot shumë i ftohtë, në mëngjes pjesërisht vranët, me mundësi për ndonjë rrebesh të dobët bore. Gjatë ditës më shumë kthjellime dhe intervale më të gjata me diell.19.01 – Pjesërisht vranët, e në mbrëmje kthjellime. Në mëngjes shumë ftohtë.