Home Lajme KOSOVË Nga dita e hënë në QKMF Prizren do të bëhen edhe analizat...

Drejtoria e Shëndetësisë njofton që nga data 22 mars, në shëndetësinë primare të Komunës së Prizrenit, përkatësisht në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) do të fillojë realizimi i analizave “Troponina”.

DSH njofton se me realizimin e këtyre analizave do të mundësohet diagnostikimi dhe parandalimi i infarktit (sulmit) të zemrës.

Kujtojmë se gjatë muajit të kaluar, në shëndetësinë primare të Komunës së Prizrenit kishte filluar edhe realizimi e dy shërbimeve të reja “Holteri” dhe “Ergometria”, të cilët po ashtu shërbejnë për diagnostifikimin e sëmundjeve të zemrës.

Komuna e Prizrenit vazhdon me rritjen e numrit të shërbimeve për qytetarë, të cilët realizohen për herë të parë në nivel të shëndetësisë primare.