Home Lajme Prizren, arrestohet shoferi i kamionit për kontrabandim me migrantë

Në Prizren u arrestua një person për kontrabandim me njerëz.I dyshuari u arrestua pas kontrollimit në kamionin e tij ku edhe janë gjetur gjashtë shtetas të huaj pa dokumente.Personi i dyshuar u dërgua në mbajtje.Ky është njoftimi i Policisë së Kosovës:Lagja Arbana, Prizren, 07.10.2020 – 13:10. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale. Gjatë kontrollit në kamionin e tij janë gjetur gjashtë shtetas të huaj pa dokumente personale. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.