Home Lajme Prizren-Dhunohet edhe një e mitur, rasti shkon me procedurë të rregull

Gjatë mbrëmjes së kaluar në Prizren dyshohet se ka ndodhur një ngjarje e rëndë. Një e mitur ka raportuar në policisë se ishte dhunuar nga një person.Siç njofton policia i dyshuari dhe viktima janë takuar së bashku nga njësiti policor, të cilët janë shoqëruar në stacion policor. Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori, Qendra e Punës Sociale dhe mbrojtësi i Viktimave.“Viktima së bashku me prindin e saj është kthyer në shtëpi, ndërsa me urdhër të prokurorit lënda e rastit vazhdon të hetohet me procedurë të rregullt”, përfundon raporti.