Home Lajme KOSOVË Prizren: Djali rreh nënën dhe motrën, arrestohet nga policia

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më 4 prill kanë arrestuar një person pasi i njëjti ka shkaktuar dhunë në familje dhe ka kanosur nënën dhe motrën e tij, raporton Gazeta Express.

Sipas policisë, viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Prizren, 04.04.2021 – 16:30. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka shkaktuar dhunë në familje dhe ka kanosur dy viktimat femra kosovare (nënën dhe motrën e tij). Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.