Home Lajme Prizreni do të bëhet me vend-pritje (stacione) moderne të transportit urban dhe...

Së bashku me ministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Enis Kervan, kemi nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, përmes së cilës do të bëhet rregullimi i vend-pritjeve (stacioneve) të reja moderne të transportit urban dhe periferik, në 9 lokacione të ndryshme të komunës sonë.

Këto stacione, me kapacitet deri në 25 udhëtarë dhe me 14 ulëse, do të ofrojnë siguri dhe shërbime komode për qytetarë, ku do të mundësohet zhvillimi i veprimtarisë postare, si dhe do të bëhet vendosja e ekraneve televizive, nëpërmjet të cilëve do të transmetohen njoftimet publike që janë në interes të qytetarëve, ka shkruajtur Kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka në rrjetin e tij social.