Home Lajme KOSOVË Procedohet edhe pjesa e dytë e mjeteve për bizneset, sipas Programit për...

Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, sot ka bërë ekzekutimin e pjesës së dytë të mjeteve në mbështetje financiare për bizneset.“Shuma e ekzekutuar sot kap vlerën e 16.424.476 milionë eurove për gjithsej 11.244 biznese të cilat i kanë plotësuar kushtet dhe kriteret e parapara me Programin për rimëkëmbje ekonomike. Bëjmë me dije se, dy ditë më parë MEA ka bërë pagesën e parë në vlerë prej 37.710.730 milionë eurove subvencione për 15.474 biznese”, thuhet në njoftimin e shtypit, transmeton Indeksonline.Ndërkaq u theksua se kjo shumë ndahet në zbatim të Programit për rimëkëmbje ekonomike i miratuar pak ditë më parë nga Qeveria e Republikës së Kosovës ku vlera totale e këtij program është 60 milionë euro.“Pjesa e mbetur dhe bizneset e tjera të cilat akoma nuk kane pranuar mjetet do të paguhen në ditët në vijim ku e ritheksojmë se do të përfitojnë të gjitha bizneset, të cilat kanë aplikuar sipas kritereve të parapara”, thuhet në njoftim.