Home Prizreni Online PROKURORIA ZGJERON HETIMET PËR SULMIN NË KONSULLATËN TURKE NË PRIZREN


Kryeprokurori Sylë Hoxha,përmes telefonit sot,i ka bërë me dije Rtv “Besa”,se për pesë të dyshuarit për sulmin me gur dhe koktej molotovi në ndërtesën e Konsullatës të Republikës së Turqisë në Prizren, tashmë janë zgjeruar hetimet dhe hetimet tashmë ai pohoi se kanë kaluar në Deperamentin për Krime të Rënda dhe mund të përballen me akuzat edhe për rrezikimin e objektit zyrtar të personave nën mbrojtje ndërkombëtare. Ai, tha se “Prokuroria Themelore e Prizrenit ka marrë vendim që të zgjerojë hetimet duke përfshirë edhe dispozitat e veprës penale të rrezikimit të personave nën mbrojtje ndërkombëtare, Prokuroria ka vendosur që të zgjerojë hetimet lidhur me dyshimin se në këtë rast mund të jetë kryer një vepër më e rëndë penale Pra, vepra penale shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm mbetet dhe hetimet zgjerohen edhe për veprë penale .Ai pastj ka folur edhe dëmine madh dhe indinjjatën e madhe që ka shaktuar veprimi i pesë të dyshuarëve.Ai me këtë rast edhe njëherë ka theksuar se Kodit Penal i Kosovës përkufizon veprën penale “Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare”. Ndërsa, paragrafi 3 i këtij neni thekson se “kushdo që kryen një sulm të dhunshëm mbi objektet zyrtare, vendbanimin privat ose në mjetet e transportit të një personi nën mbrojtje ndërkombëtare, kur akti i tillë ka gjasë të rrezikojë personin ose lirinë e tij, dënohet me burgim prej një deri në dhjetë vjet”.Ai me këtë rast ka theksuar se kjo ka ardhur bazuar në ligjet në fuqi të cilat i ka Republika e Kosovës.Derisa dihet se akti i rëndë në fjalë ka ngritur të gjithë instucionet e vendit në kundërshtim të këtij veprimi duke filluar nga shoqëria civile subjektet politike e deri tek presidenti i vendit.

KULTURË

0 2722

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...