Home KULTURË “Prometeu” në skenën e Teatrit Turk të Shkupit

I mbështetur edhe nga Ministria maqedonase e Kulturës, Teatri Turk i Shkupit realizoi galanë e pjesës teatrale të re me titullin “Prometeu”.

Nën regjinë e Dejan Projkovski dhe performancën e shkëlqyer të aktorëve të Teatrit Turk të Shkupit, ky i fundit vuri në skenë pjesën me titullin “Prometeu”.
Teatri Turk i Shkupit, i cili në fillim të vitit të ri inskenoi veprën “Ëndrra e një nate vere” të William Shakespeare, u vlerësua me notë maksimale nga spektatorët edhe për pjesën “Prometeu”.
Ndërsa në muajin korrik, Teatri Turk i Shkupit do të dalë përpara spektatorëve me pjesën teatrale “Shërbëtori i dy zotërinjve” të italianit Carlo Goldoni, nën regjinë e turkut Yucel Erten./trt/