Home Lajme KOSOVË Prononcimi ekskluziv i Kadri Veselit për mediat prizrenase

Veseli në pritje të votave të LDK-së për demarkacionin Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së Kadri Veseli ka deklaruar të dielën në Prizren se është pritje të kryeministrit Isa Mustafa që ta procedojë demarkacionin për miratim në Kuvend. Veseli tha se që demarkacioni të procedohet dhe të kaloj, partnerini tij i koalicionit duhet ta procesojë atë bashkë me nënshkrimet e 33 deputetëve të LDK-së në mbështetje të demarkacionit, me ç’rast Veseli tha se edhe PDK do t’i sigurojë votat e deputetëve të saj dhe seanca për demarkacionin do të mbahet para se të zhvillohet seanca e mocionit të votëbesimit për Qeverinë.

“Unë shpresoj se LDK-ja do t’i sjell 33 nënshkrime të grupit parlamentar. Në të njëjtën kohë, PDK-ja, e them si zotim tani, në momentin që LDK-ja është e gatshme me 33 nënshkrime, do t’i sjellim edhe ne 36 nënshkrimet tona dhe i kemi mundësitë të mbajmë një seancë të jashtëzakonshme e cila do të jetë para të mërkurës. Për arsye se të mërkurën është caktuar me rregullore mocioni i mosbesimit. Tani më në bazë të procedura të Kuvendit kemi një materie e cila është në rend dite”, tha Veseli. Lideri i PDK ka sqaruar edhe bisedën e fundit telefonike me zëvendësndihmës sekretarin e shtetit në SHBA, Hoyt Brian Yee.

“Pardje kam marrë një telefonatë nga zv/ndihmësekretari i shtetit, në të cilën më është thënë që partneri im i koalicionit, përkatësisht kryeministri i Republikës së Kosovës e ka njoftuar atë se LDK-ja tashmë ështe e gatshme ta votojë demarkacionin. Ky është një lajm i mirë megjithatë për Kosovën. Demarkacioni ka interes strategjik për Kosovën liberalizimin e vizave. Të presim, por njoftim nuk kemi. Aq sa kam pasur njoftim nga opozita për mocionin e mosbesimit, aq edhe nga partneri i koalicionit. Qëndrimi i PDK-së është shumë i qartë, ne jemi në koalicion për vendimmarje dhe ajo çka është më e rendësishme të jemi në shërbim të interesave të qytetarëve”, ka thënë Veseli.

Këto komente Veseli i bëri gjatë një vizite në Prizren që PDK e konsideron si Jerusalem të sajin. Duke folur për mocionin e proceduar nga opozita për votëbesimin e Qeverisë, kryetari Veseli tha se seanca për të do të mbahet të mërkurën, derisa sqaroi se para kësaj seance PDK do të mbledh organin më lartë partiak – Këshillin Drejtues ku do të diskutohet për këtë çështje.

KULTURË

0 2142

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...