Home Lajme BOTË Protesta të dhunshme në Holandë, kundërshtohen shtetrrethimi dhe masst anti Covid, protestuesit...

Protesta të dhunshme shpërthyen gjatë ditës së dielë në Holandë ku me mijëra qytetarë kundërshtojnë forcimin e masave kufizuese.
Duke nisur nga e shtuna që lamë pas për herë të parë nga Lufta e Dytë Botërore Holanda hyri në shtetrrethim nga ora 21 e 30 në 4 e 30, masë që do të jetë në fuqi deri në 9 shkurt. Dhe ata qe thyejnë rregullat do të gjobiten me 95 euro.

Më shumë se 100 protestues u arrestuan në Amsterdam ndërsa policia përdori ujë dhe qenë për të shpërndarë turmën.
Protestuesit hodhën gurë dhe fishekzjarrë gjatë protestës të zhvilluar pranë Muzeut të kryeqytetit duke shkelur edhe ndalimin për grumbullime publike.

Protesta të dhunshme pati edhe në qytetin Eindhoven ku policia përdori gaz lotsjellës ndërsa qytetarët u vunë flakën makinave.
Protesta u organizua kryesisht nga pronarët e restoranteve, të cilët preken më shumë nga orët e izolimit. Ata mbanin në duar pankarta ku lexohej ‘jepini fund mbylljes”.

Nga frika e një trazire apo përhapjes së virusit, kryetarja e Bashkisë Femke Halsema e kishte caktuar sheshin si një “zonë me rrezik të lartë” dhe i dha policisë fuqinë për të kontrolluar njerëzit nëse ishin të armatosur.

Pak ditë më parë Parlamenti holandez votoi për të miratuar shtetrrethimin, i ndikuar nga të dhënat e fundit se një variant i COVID-19 i identifikuar për herë të parë në Britani ishte gati të shkaktonte një rritje të re të të infektuarve.
Infeksionet e reja në vend kanë rënë për një muaj, por autoritetet shprehen se alarmi duhet të vijojë të jetë i lartë.