Home Lajme KOSOVË Protestë para Pallatit të Drejtësisë kundër uljes së dënimit për Darko Tasiq,...

Banorët e Krushës së Madhe dhe të Vogël kanë protestuar para Pallatit të Drejtësisë në shenjë revolte me uljen e dënimit ndaj, Darko Tasiq.Gjykata e Apelit ka përgjysmuar dënimin e Darko Tasiqit, i dënuar për krime lufte, nga 22 vjet në 11.Në një deklaratë për media, Gjykata e Apelit thotë se e ka aprovuar pjesshëm ankesën e mbrojtësve të akuzuarit Darko Tasiq.“Gjykata e Apelit, gjeti se në veprimet e të akuzuarit, të ndërmarra gjatë luftës se fundit në Kosovë, konkretisht ndërmjet datës 25-27 mars 1999, përmbushen të gjitha elementet e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile” nga neni 142, lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (LPRSFJ), vepër kjo sanksionuar edhe sipas nenit 3 Konventës së Gjenevës dhe protokollit të dytë të saj”.“I akuzuari, është dënuar nga Gjykata e Apelit më 11( njëmbëdhjetë) vjet burgim, në të cilin i është llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim”.Familjarët e viktimave të luftës kishin protestuar për dënim të ulët ndaj Tasiq edhe kur ai ishte dënuar me 22 vjet burgim.

KULTURË

0 68

Aktivitete çdo natë– Muzikë / Performanca Artistike Filigran , Art me Pika , Qëndisje , Punime Druri. https://www.facebook.com/TVBESA/videos/852044405574209