Home Lajme KOSOVË Protestuesit në Istog thonë se në lista u futën veteranë me të...

Ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të Brigadës 133 “Ardian Krasniqi” të Zonës Operative të Dukagjinit, kanë protestuar sot në qendër të qytetit të Istogut, për siç kanë thënë ata padrejtësitë që u janë bërë nga Komisioni qeveritar dhe përgjegjësit e kësaj brigade për njohjen e statusit të veteranit.

Sipas tyre, në listë janë futur njerëz që kanë ikur nga lufta dhe me të njohshëm derisa janë refuzuar luftëtarët e vërtetë që e meritojnë statusin e veteranit, raporton Koha Ditore.

Disa individë, kanë përfituar ketë status duke mos qenë pjesë aktive e luftës duke dhënë edhe pare. Ish luftëtari në këtë Brigadë, Skënder Shatri, të cilit nuk i është njohur statusi i veteranit të UÇK-së, ka akuzuar komisionin qeveritar dhe udhëheqësit e kësaj brigade se kanë bërë shumë padrejtësi duke lënë jashtë liste shume njerëz që ishin aktiv në luftë, transmeton koha.net.

“Ka keqpërdorime dhe dallavere të shumta në listën tonë, janë futur njerëz që nuk e kanë merituar kurse janë refuzuar ata që gjatë gjithë kohës kanë qenë në lufte dhe kanë dhënë kontribut të madh”, ka thënë Shatri, organizator i protestës i cili përfaqësonte njerëzit e pakënaqur të kësaj brigade.

Në ketë proteste që ka zgjatur rreth 30 min, në mënyrë simbolike janë shpërndarë libreza të veteranëve të UÇK-së për ata që i ka harruar komisioni qeveritar.

Naser Shatri, pohoi se disa njerëz e kanë blerë statusin e veteranit duke dhënë nga 2000 dhe 3000 euro e disa kanë dhënë edhe vetura.

“Kjo që ka ndodh është turp për Komisionin qeveritar, në lista të veteranëve ka njerëz që kanë ikur nga lufta”, ka thënë Shatri.

Të pakënaqurit e Istogut, kanë paralajmëruar se do të ankohen në Komisionin qeveritar për padrejtësitë që u janë bërë ndërkohë që nëse nuk behën përmirësime do të ndjekin edhe rrugën ligjore. Protesta ka përfunduar e qetë.

KULTURË

0 2770

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...