Home Lajme KOSOVË Protestuesit nuk ndalen, digjet edhe pema e Vitit të Ri në sheshin...

Protestuesit kanë vijuar protestën për vrasjen e Klodian Rashës deri në sheshin ”Skënderbej”.Kësaj radhe ata kanë djegir edhe pishën e Vitit të Ri në shesh duke i hequr zbukurimet dhe duke i vënë flakën. Ata fillimisht kanë kapur dritat duke ia hequr pemës ndërkohë vetë pemën nuk e kanë rrëzuar dhe kanë ndezur një zjarr poshtë saj.Më parë protestuesit sulmuan Kryeministrinë, Ministrinë e Brendshme si dhe godinën e Bashkisë së Tiranës si revoltë ndaj aktit të djeshëm për vrasjen e Klodian Rashës nga një efektiv policie në mesnatë në Laprakë të Tiranës.