Home Lajme KOSOVË Provimi i Maturës Shtetërore sipas “Ligjit të vjetër”

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), njofton të gjitha Drejtoritë Komunale të Arsimit, personelin arsimor të shkollave të mesme të larta, maturantët dhe komunitetin shkollor që të ndërmarrin të gjitha përgatitjet për organizimin dhe mbajtjen e Provimit të Maturës Shtetërore.Sipas ketij dikasteri provimi do të mbahet sipas “ligjit të vjetër” .Afati i parë është caktuar të mbahet me 6 qershor dhe më 20 qershor,kurse në afatin e Gushtit provimi do të mbahet me 29 gusht dhe me 5 shtator.

Këtë vit, Provimi i Maturës Shtetërore do të organizohet sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara me ligjin në fuqi (Ligjit Nr. 03/L-018 për Provimin Përfundimtar dhe Provimin e Maturës Shtetërore) dhe çdo kandidat që i nënshtrohet Provimit të Maturës Shtetërore, duhet të arrijë kriterin e pragut të kalueshmërisë 50% nga rezultati i përgjithshëm i arritshmërisë së pikëve të provimit, që të shpallet i diplomuar i shkollës së mesme të lartë dhe të arrijë kushtin e përgjithshëm për të vazhduar shkollimin e mëtutjeshëm. Kandidatit që kalon Provimin e Maturës Shtetërore i jepet diploma për kryerjen e shkollës së mesme të lartë, ndërsa kandidatit që nuk arrin rezultatin e kalueshmërisë shpallet përsëritës i provimit të maturës”, thuhet në njoftimin e MASHT-it.

KULTURË

0 2121

Drejtoria Rajonale e dorëshkrimeve në qytetin Konya të Turqisë restauron një prej kopjeve të dorëshkrimit "El-Kanun Fi’t Tıbb" i cili për qindra vjet...