Home Lajme Publikohet fotografia e djalit që dyshohet se vrau dy prindërit në Prizren(FOTO)

Publikohet fotografia e djalit që dyshohet se vrau dy prindërit në Prizren

Mëngjesin i së mërkurës tronditi qytetin e Prizrenit, një ngjarje e rëndë ndodhi në familjen Hadri, një vrasje makabre po dyshohet se është kryer nga i biri i familjes, Adriatik Hadri, ai ka qëlluar me armë zjarri nënën dhe babain e tij në shtëpinë ku po banonin.

Dorasi i kësaj vrasje makabre po dyshohet të jetë pikërisht djali i tyre, Adriatik Hadri, 35 vjeçari i lindur në Kosovë me 26 janar të vitit 1985.

Ai ditën e vrasjes (20 janar) ka ikur nga shtëpia për në drejtim të Greqisë, por tani vendndodhja e tij gjendet në shtetin e Italisë.

Policia në vendin e ngjarjes gjeti një pistoletë me pesë fishekë, një kuti me 49 fishekë si dhe dy gëzhoja, të gjitha këto të përdorura gjatë aktit të vrasjes.

Nga Prokuroria dhe Policia e Kosovë kanë bërë të ditur për Metron se po dyshohet për veprën penale ‘Vrasje e rëndë’.

E gjithë kjo ngjarje e rëndë po dyshohet të ketë ndodhur dhe të ketë bërë vetëm një person, ai është djali i tyre Adritatik Hadri, i cili ka ikur nga Kosova me 20 janar.

Kujtojmë se e gjithë ngjarja e rëndë ka ndodhur me 20 janar, kurse trupat e viktimave janë gjetur dy ditë pas kësaj në shtëpinë e tyre ku banonin.