Home Lajme BOTË Putin bisedë me Erdogan, ngushëllime për ushtarët e rënë

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin përmes telefonit ka biseduar me presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdoğan dhe shprehu ngushëllime për shkak të vdekjes së ushtarëve turq në kuadër të operacionit “Mburoja e Eufratit” kur një avion rus gabimisht bombardoi një ndërtesë në të cilën ndodheshin ushtarët.

 – “Avioni rus gabimisht qëllon forcat turke, bien dëshmorë tre ushtarë”

Sipas informacioneve nga Kabineti i Presidentit të Turqisë, dy liderët biseduan edhe për ndodhitë e fundit në Siri në kuadër të luftës globale kundër terrorizmit.

Gjatë bisedës është folur edhe për negociatat paqësore në Astana të cilat organizohen nën patronazhin e Turqisë, Rusisë dhe Iranit. Erdoğan dhe Putin biseduan edhe për përgatitjet në prag të takimit të Këshillit Turko-Rus për bashkëpunim në nivel të lartë që në muajin mars do të mbahet në Rusi.

KULTURË

0 3000

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...