Home Lajme BOTË Qabeja rihapet pas 7 muajsh

Më 4 tetor, Qabeja në Mekë rihapet pas 7 muajsh mbyllje nga Koronavirusi.Nga sot lejohet ibadeti “Umra” por duke rrespektuar masat anti-covid.Nga marsi i këtij viti u pezulluan ibadetet me xhematë rreth Qabesë. Edhe kleri fetar, ka arsyetuar urdhërin për mbyllje nga autoritetet.Ministria e Brendshme saudite njoftoi se do lejon kryerjen Umra-së për qytetarët brenda Mbretërisë nga 4 tetori, dhe një muaj më vonë për pelegrinët nga jashtë saj – shkruan gjiganti saudit “Alarabiya”.Në këtë kontekst, Presidenca e Përgjithshme për Çështjet e Qabesë dhe Xhamisë së Profetit Muhamed, zbuloi planin për pritjen e musafirëve.Sipas planit, hapin e parë, 6 mijë musafirë në ditë do të mund të kryejnë inadetin e Umras.Ky Institucion ka konfirmuar se kishte rekrutuar jo më pak se 1000 punonjës për të ndjekur pelegrinazhin, në Qabe.Larja e kompleksit Qabe do të bëhet 10 herë në ditë para dhe pas secilit grup të pelegrinëve. Larja e tualeteve 6 herë në ditë, sterilizimi i qilimave Kompleksit të Qabes dhe sterilizimi i hapësirave gjatë gjithë kohës – transmeton “Alarabiya”.Gjithashtu sterilizimi i baseneve të burimeve të ujit Zemzem, sterilizimi i të gjitha automjeteve e të tjerë.Vlen të ceket dhe ndër fazat është dhe parfumosja e korridoreve të kompleksit Qabe.Pandemia Covid-19 po mbetet mbrapa, apo do ketë dhe një rikthim?Këtë vit, ceremonia e “Haxhit” për nga pjesëmarrja ishte e limituar.Rihapja, mbase është një shpresë për triumfin e lutjes e këndimit mbi sëmundjen e izolimin