Home Lajme BOTË QË NGA FILLIMI I KRIZËS, NË KROACI KANË HYRË MBI 100 MIJË...

“Nga mesnata deri në orën 21 në Republikën e Kroacisë kanë hyrë 4 mijë e 992 refugjatë përmes vendkalimit kufitar Tovarnik dhe Bapska, dhe gjatë ditës janë transportuar drejt kufirit hungarez”.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) të Kroacisë, që nga fillimi i krizës së refugjatëve në këtë vend kanë hyrë 100 mijë e 66 refugjatë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Nga mesnata deri në orën 21 në Republikën e Kroacisë kanë hyrë 4 mijë e 992 refugjatë përmes vendkalimit kufitar Tovarnik dhe Bapska, dhe gjatë ditës janë transportuar drejt kufirit hungarez (me tren dhe autobusë)”, theksuan nga MPB-ja kroate.

Më pas ata theksuan se në qendrën e përkohshme të pranimit në Opatovc deri në orën 21 ka pasur 1 mijë e 989 refugjatë.

“Edhe më tej pritet fluks i refugjatëve nga Republika e Serbisë”, porositën nga MPB-ja e Kroacisë.

KULTURË

0 2141

Drejtoria Rajonale e dorëshkrimeve në qytetin Konya të Turqisë restauron një prej kopjeve të dorëshkrimit "El-Kanun Fi’t Tıbb" i cili për qindra vjet...