Home Lajme BOTË QEVERIA E KOSOVËS DUHET TË VEPROJË SIPAS KËRKESAVE TË REPUBLIKËS SË TURQISË

Pas tetnativës së dështuar për grusht shteti të organizatës terroriste FETO në Turqi, kishte reagime të shumta nga vende të ndryshme të botës, ku në mes tyre është edhe shteti mik i Turqisë, Kosova.

Në një intervistë për Anadolu Agency (AA), Isa Memishi, profesor dhe shef i degës së Orientalistikës, në Universitetin e Prishtinës, u shpreh se 15 korriku ishte një natë me plot ankth, jo vetëm për popullin, qeverinë dhe Presidentin e Turqisë, por edhe për gjithë dashamirët dhe miqtë e këtij populli.

Edhe pse me forcën dhe suksesin e shtetit turk tentativa përfundoi me pasoja minimale, Memishi u shpreh se kjo nuk ishte dashur të ndodhte fare. Mirëpo sipas tij, forcat e errëta veprojnë dhe janë gjithmonë në shërbim të atyre të cilët nuk ia dojnë të mirën Republikës së Turqisë, popullit turk, qeverisë së zgjedhur në mënyrë më demokratike dhe të Presidentit Recep Tayyip Erdoganit.

“Shyqyr që përfundoi me dështimin e forcave të errëta dhe me ngadhënjimin e qeverisë e cila ishte zgjedhur nga populli dhe është në shërbim të popullit të Turqisë, si dhe në shërbim të paqes dhe stabilitetit në rajon, qoftë në Lindjen e Mesme, qoftë në Ballkan. Një destabilizim i Turqisë do të ishte destabilizim i gjithë rajonit, andaj aq më tepër për neve, për popullin dhe shtetin e Kosovës dhe rajonin nuk i konvenon një Turqi e destabilizuar, por një Turqi e cila është stabile, ka një qeveri të zgjedhur në mënyrë demokratike, dhe me gjithë qenien e saj është në shërbim të paqes në rajon dhe më gjerë”, u shpreh Memishi.

Memishi theksoi se shteti i Turqisë do të arrijë shumë shpejtë ta tejkalojë këtë situatë, duke rikuperuar dëmet të shkaktuara nga “forcat e errëta”, si i quante ai. Ai shtoi se ata që kanë bërë këtë hap armiqësor nuk ia vlenë të përmenden as që janë pjesë e forcës së lavdishme ushtarake turke.

– Qeveria e Kosovës duhet të veprojë sipas kërkesave të Republikës së Turqisë, e cila është zgjidhur në mënyre demokratike –

Akademiku Memishi, theksoi se ai që qëndron prapa këtyre forcave të errëta në Turqi, pra Fetullah Gylen, ka shtrirë aktivitetin e tij edhe në disa institucione arsimore dhe fondacione në Kosovë.

Ai shtoi se qeveria e Kosovës duhet të veprojë sipas kërkesave të Republikës së Turqisë, e cila është zgjidhur në mënyre demokratike, dhe se në qoftë se shteti turk kërkon që të merren masa për këto organizata apo institucione të lidhura me strukturat paralele, atëherë shteti i Kosovës duhet të ndërmarrë hapat e nevojshme.

“Nëse nisemi nga parimi që kush do që e dëmton mikun, e dëmton edhe të zotin e shtëpisë, atëherë unë mendoj që nëse këto institucione apo organizata janë në kundërshtim me interesat e popullit turk dhe qeverisë së Turqisë, s’do mend që të njëjtat organizata një ditë do ta dëmtonin edhe interesin e Kosovës”, u shpreh Memishi.

Duke vënë në dukje Kosova ka nevojë për një zë të fuqishëm brenda NATO-s, dhe se ai zë ka ardhur gjithmonë nga Turqia, Memishi u shpreh se shteti turk ka ndihmuar Kosovën në shumë aspekte, si në integrimin e asociacioneve ndërkombëtare, ashtu edhe në fushën e diplomacisë dhe të arsimimit.

Ai shtoi se në Kosovë ka simpatizantë të shumtë të Presidentit Erdogan, duke u shprehur se edhe presidenti e ka kthyer këtë dashuri të kosovarëve me përkrahjen e dhënë në të gjitha poret e nevojshme.

Në fund, Memishi shprehu dëshirën të apelojë qytetarët dhe Qeverinë e Kosovës, që të jetë gjithmonë në krah të qeverisë të cilin e zgjedh elektorati i Turqisë dhe që asnjë mënyrë të rreshtohen në anën e forcave që janë kundër votës së elektoratit turk.

“Dëshiroj që kjo të jetë sa më shpejtë e kaluar, ‘geçmis olsun’”, u shpreh së fundi Memishi. /AA/

KULTURË

0 2418

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...