Home Lajme KOSOVË Qeveria e re e Malit të Zi e shënon Kosovën me fusnotë

Në një nga dokumentet e para të Qeverisë së re të Malit të Zi dhe të Ministrisë së Shëndetësisë së këtij vendi, i cili u referohet masave të reja kundër pandemisë COVID-19, Kosova është shënuar me fusnotë.Yllin pranë emrit (Kosova*) e vendosin disa vende që ende nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës.Në të gjitha dokumentet e deritashme zyrtare të Qeverisë malazeze, Kosova është trajtuar në përputhje me vendimin për njohjen e pavarësisë së saj, përkatësisht pa yll në emër.Qeveria e re malazeze, e udhëhequr nga kryeministri Zdravko Krivokapiq, e ka shënuar Kosovën me fusnotë në një dokument për masat kundër pandemisë, i cili ka të bëjë me “tranzitin e banorëve të Bosnje dhe Hercegovinës, Serbisë, Kosovës* dhe Shqipërisë përmes Malit të Zi”.Në krye të Ministrisë së Shëndetësisë në Mal të Zi është mjekja Jellena Boroviniq Bojoviq.Qeveria e re e Malit të Zi është zgjedhur më 4 dhjetor.Ajo përbëhet nga tre koalicione dhe dominohet nga partia Fronti Demokratik.Kjo e fundit, në të kaluarën, është zotuar se do ta tërheqë njohjen e Kosovës.Qeveria e Malit të Zi e ka njohur pavarësinë e Kosovës disa muaj pas shpalljes së saj, në vitin 2008.