Home Lajme KOSOVË Qeveria ja procedon Kuvendit Projektligjin për zgjedhjet

Qeveria e Kosovës mbështeti nismën për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-256”.

Kryeministri, Albin Kurti, tha se vendimi hyn në fuqi në ditën e miratimit.

“Tani po e miratojmë në qeveri për ta proceduar në Kuvend. Është në funksion të garantimit të votës për të gjithë qytetarët e Kosovës, duke ua krijuar mundësinë më të lehtë për të votuar mërgimtarëve”, është shprehur Kurti.