Home Lajme KOSOVË Qeveria Kurti me projekt alternativ në vend të Autostradës së Dukagjinit,do të...

Qeveria Kurti me projekt alternativ në vend të Autostradës së Dukagjinit,do të kushtojë më pak…!

“Autostrada e Dukagjinit tashmë është ligj, u pëlqeu të tjerëve apo jo. Ajo do të realizohet, sepse ne jemi të vendosur 100 për qind”, kishte thënë ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj. Por, ky projekt nuk duket se do të realizohet.

Qeveria Kurti, e cila ka marrë mandatin të hënën, parasheh si projekt alternativ zgjerimin e rrugës rajonale Istog-Pejë-Deçan-Gjakovë-Prizren. Ky projekt do të jetë më pak i kushtueshëm në krahasim me Autostradën e Dukagjinit, e cila parashihej që të ketë kosto rreth 1 miliard euro, shkruan sot “Koha Ditore”.

Megjithatë, as Qeveria e re nuk ka mundur që t’i shmanget asfaltit. Në program ka ndërtimin e disa rrugëve të reja, por edhe vazhdimin e projekteve ekzistuese. Megjithatë, përfaqësuesit e shoqërisë civile, kanë kërkuar nga Qeveria e re që të ketë kujdes me hyrjen në obligime kundrejt kapaciteteve buxhetore.

Kjo pasi, sipas tyre, mbingarkesat buxhetore nga qeveritë paraprake kanë shkaktuar zvarritje të projekteve dhe humbje të parasë publike.

KULTURË

0 2992

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...