Home Lajme KOSOVË Qeveria ndan 203 mijë euro për shoqatat e dala nga lufta

Me kërkesë të ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, në mbledhjen e Qeverisë janë alokuar mjete financiare në vlerë prej 203 mijë euro për shoqatat e kategorive të dala nga lufta dhe për Lidhjen e Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës.Lidhur me këtë mbështetje financiare, si propozues i kësaj kërkese, ministri i MPMS-së, Skender Reçica, ka thënë se, kujdesi ndaj vlerave të luftës çlirimtare, pëkatësisht ndaj ushtarëve çlirimtarë, të cilët na bëjnë̈ krenarë sa herë kujtojmë̈ se liria nuk erdhi vetë, është obligim yni institucional.“Prandaj, mbështetja e kategorive të dala nga lufta kërkon përkushtimin tonë, dhe ne tashmë jemi dakorduar bashkërisht me kryeministrin dhe me përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta që përkujdesja ndaj invalidëve të luftës çlirimtare, më saktë trajtimi mjekësor i tyre me proteza, nga viti i ardhshëm të rregullohet në mënyrë institucionale përmes institucioneve përgjegjëse shëndetësore dhe shërbimit spitalor klinike universitar, sikur që jemi dakorduar që mbështetja financiare për shoqatat e dala nga lufta nga viti i ardhshëm të përfshihet në Ligjin për buxhetin e shtetit”, ka thënë ministri Reçica.Reçica ka thënë se, të ndodhur në situatë pandemie dhe nisur nga nevoja për mbështetje emergjente për kategoritë e dala nga lufta, duhet ndarja e mjeteve financiare në shumën prej 203.000.00 euro: për Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve, Shoqatën e Invalidëve dhe Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së si edhe Lidhjen e Pensionistëve të Kosovës.