Home Lajme Qeveria shet 18 hektarë tokë, tani për zona turistike

Qeveria e Maqedonisë do të shesë 18 hektarë tokë shtetërore në Lubanishtë në zonën për skaj bregut të Liqenit të Ohrit.

Ky lokacion më parë i ishte dhënë biznesmenit inidas Subrata Roj, i cili premtoi ndërtimin e një qendre turistike, por gjithçka kishte dështuar pasi që biznesmeni kontrovers indias përfundoi në burg.

Tanimë pas këtij dështimi Qeveria miratoi vendimin për themelimin e një Zone zhvillimore turistike të quajtur “Lubanishta 1” pranë Liqenit të Ohrit, gjegjësisht në afërsi të manastirit “Shën Naumi”.

Për shitjen e tokës do të shpallet thirrje publike dhe shitja do të realizohet përmes licitacionit në rrugë elektronike. Qeveria ka planifikuar zona të tilla turistike përfshirë edhe ato në Kalishtë të Strugë, Dojran, Kodrën e Diellit, Lubanishta 1 – 2 – 3, Oteshevë, etj. (INA)