Home Lajme KOSOVË Qeveria synon t’i procedojë projektet strategjike pa tender

Nëse Telekomi i Kosovës dhe “Vala” do të dalin sërish në shitje, blerësi nuk do të kërkohet përmes tenderit.

Qeveria e Kosovës do të futë kapitalin privat në këtë aset shtetëror, duke hyrë në negociata të drejtpërdrejta me kompani me renome botërore në sektorin e telekomunikacionit.

Njëjtë do të veprohet edhe për projektet e tjera strategjike në sektorin e energjisë apo edhe në atë të minierave dhe mineraleve. Hyrjen në negociata të drejtpërdrejta me kompani botërore për projekte strategjike Qeverisë ia mundëson një ligj i cili është hartuar nga Ministria e Tregtisë dhe e Industrisë.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë fjalës së tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka thënë se Qeveria e tij është duke e përgatitur një ligj të ri që e lejon atë të hyjë në negociata të drejtpërdrejta me partnerë strategjikë.

Ministrja e Tregtisë dhe e Industrisë, Hykmete Bajrami, thotë se drafti i parë i këtij ligji për procedimin e projekteve strategjike pa tender publik është bërë nga ministria që ajo drejton.

KULTURË

0 2705

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...