Home Lajme BOTË Qeveria turke ndërpret marrëdhëniet me Holandën në nivel të lartë

Zëvendëskryeministri i Turqisë Numan Kurtulmuş duke komentuar skandalin në Roterdam, ka thënë se është marrë vendim që ambasadori i Holandës të mos lejohet të kthehet në Turqi derisa të plotësohen kushtet e vendosura nga Ankaraja.

“U vendos që, para së gjithash, Ambasadori i Holandës, i cili është aktualisht në pushime jashtë vendit, t’i ndalohet kthimi në Turqi derisa të mos plotësohen kushtet që i kemi vendosur”, tha Kurtulmuş në një konferencë për media pas seancës të Qeverisë së Turqisë.

Kurtulmuş ka thënë se është vendosur që në një periudhë të caktuar të pezullohen marrëdhëniet në nivel të lartë dhe takimet e planifikuara derisa Holanda në njëfarë mënyre të korrigjojë atë që bëri.

“U vendos që për një periudhë të caktuar të pezullohen marrëdhëniet në nivel të lartë dhe takimet e planifikuara, takime ministrore dhe takime të nivelit më të lartë, dhe të anulohen takimet zyrtare të nivelit të lartë, derisa Holanda në njëfarë mënyre të korrigjojë atë që bëri”, tha Kurtulmuş.

Ai theksoi se gjithashtu nga sot janë suspenduar edhe lejet për fluturimet zyrtare diplomatike të Holandës.

“Vetëm të mos shkaktohet huti. Kjo nuk vlen për qytetarët e zakonshëm të Holandës por ka të bëjë me kufizimet në lidhje me diplomatët të cilët do të shfrytëzojnë hapësirën ajrore turke ose që do të vijnë në Turqi për vizitë zyrtare. Turqia nuk do të lejojë fluturimet diplomatike derisa Holanda nuk heq dorë nga veprimet që ka bërë dhe derisa nuk korrigjon atë që bëri”, tha Kurtulmuş.

Në fund shtoi se Turqia nuk është përgjegjëse për krizën e marrëdhënieve me Holandën.

“Turqia nuk është përgjegjëse për këtë krizë. Turqia, edhe pse nuk është përgjegjëse për këtë, në të ardhmen do të veprojë me përgjegjësi dhe vendosmëri dhe do të marrë hapa konkretë që populli turk dhe holandez të mos vihen kundër njëri-tjetrit”, tha zëvendës kryeministri i Turqisë.

Kriza diplomatike është evidente që kur Turqia ka nisur fushatën për referendumin në lidhje me ndryshimet kushtetuese të caktuara për 16 prill, pjesë e së cilës janë edhe takimet e zyrtarëve turq me diasporën turke e cila është e shpërndarë në disa vende të BE-së.

Kriza në fjalë u përshkallëzua veçanërisht ditëve të fundit, kur autoritetet holandeze nuk lejuan aterimin e aeroplanit të ministrit të Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu dhe më pas ndaluan eskortën e ministres të politikave sociale dhe familjes Fatma Betul Sayan Kaya duke pamundësuar hyrjen e saj në ambientet e përfaqësive diplomatike të Turqisë në Roterdam dhe të njëjtën e shoqëruan deri në kufirin e Holandës me Gjermaninë.

KULTURË

0 2514

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...