Home Lajme KOSOVË Quni e krahason zbarkimin e FSK-së në Kuvajt, me atë të Neil...

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni, zbarkimin e ushtarëve të FSK-së në mision paqeruajtës në Kuvajt e ka krahasuar me hapin e astronautit Neil Amstrong në Hënë.

Ai tha se ky hap mund të duket i vogël për ushtarin në këtë mision historik ashtu sikur hapi i astronautit Neil Armstrong në Hënë, por në të vërtetë është një hap i madh.

Quni u ndi krenar me këtë arritje, pasi që flamuri i Kosovës po lartësohet krahas flamujve të ushtrive më të fuqishme.

“Ky hap mund të duket i vogël për ushtarin që do të vendosë këmbën me rastin e zbarkimit në këtë mision historik. Ashtu sic ishte i vogël edhe hapi i astronautit Neil Armstrong kur zbarkoi në Hënë. Por është po aq i madh ai hap për Kosovën siç ishte hap i madh për njerëzimin kur njeriu i parë pushtoi gjithësinë.

E hapa të tillë të vegjël janë hedhur disa herë ashtu siç i kanë hedhur ushtarët e FSK-së në trajnimet, përgatitjet, shkollimet dhe ushtrimet e tyre të pareshtura për të arritur deri në pikën kur bëhemi faktor i rëndësishëm i mbrojtjes dhe sigurisë për paqen botërore. Ne sot kemi të drejtë të jemi krenarë, sepse flamuri ynë po lartësohet përkrah flamujve të ushtrive më të fuqishme”