Home Lajme KOSOVË Quni i kundërpërgjigjet Vuçiqit: Nuk i frikësohemi luftës, mos e harro tmerrin...

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni ka reaguar pas deklaratës së presidentit serb, Aleksandër Vuçiq se Serbia po përgatitet ushtarakisht pasi që një konflikt i ngrirë mund të eskalojë papritur. Përmes një postimi në Facebook, Quni tha se duam të jetojmë në paqe por nëse lufta është e pashmangshme, ne do të fitojmë.“Fare nuk jemi të interesuar për luftë, duam të jetojmë në paqe, por nëse lufta është e pashmangëshme, ne si çdo herë do të fitojmë. Mos e harroni ferrin e Koshares”, ka shkruar Quni. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se nuk dëshiron konflikt të ngrirë me Kosovën. Ai e ka përmendur luftën që po zhvillohet në Nagorno Karabak ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë, duke përkujtuar se si “nga një konflikt i ngrirë prej 30 vjetësh mund të shpërthejë lufta”.Vuçiq tha se Serbia kërkon një zgjidhje kompromisi me Kosovën, por shtoi se nuk do të pajtohet me poshtërim. “Nuk duam që kjo të na ndodhë dhe të na befasojë. Prandaj nuk angazhohemi për një konflikt të ngrirë, por duam një zgjidhje kompromisi dhe të këmbëngulim në procesin që zhvillohet nën përkujdesjen e BE-së”, tha Vuçiq.

KULTURË

0 61

Solistja Profesoresha Rejhan Kodrazi, në Violin Profesor Rahmi Ymeri dhe Piano Eda Vllaço Shkolla e Muzikës Prizren