Home Lajme KOSOVË Qytetarët ankohen për çmimet e testit Covid-19 në laboratore private

Dhjetëra laboratorë private janë licensuar nga Ministria e Shëndetësisë për të kryer testin për koronavirus.

Gjatë ditës së djeshme mediat kanë raportuar se çmimi për të kryer një test, nuk është i njëjtë, ato po variojnë nga 20 deri në 50 euro.

Një test serologjik SARS-CoV-2 IgM dhe IgG kushton 50 euro, ndërsa testimi serologjik IgM që tregon se individi është në fazën akute të zhvillimit të infeksionit, është 25 euro.

Lidhur me këtë, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, përmes një komunikate për media, ka thënë se deri tani nuk kanë pranuar ndonjë ankesë nga qytetarët për çmimet.

Tutje, nga ky organ kanë ftuar qytetarët që t’i drejtohen AKK-së në rast se shohin ndonjë parregullsi eventuale.

“Siç e dini, që nga dita kur Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë licencuar një numër i laboratorëve që do të ofrojnë testimin për virusin SARS-CoV-2, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka ndërmarrë të gjitha masat për monitorimin e këtij tregu përkatës, në mënyrë që të evitohet çfarëdo shkelje e mundshme e konkurrencës.

Gjatë ditëve të fundit, ne kemi arritur të mbledhim të dhëna të detajuara nga një numër i konsiderueshëm i laboratorëve të licencuar dhe institucioneve të tjera përgjegjëse (siç janë Ministria e Shëndetësisë, Dogana e të tjera), dhe jemi duke monitoruar sjelljen e këtyre institucioneve shëndetësore, me theks të veçantë në caktimin e çmimeve të shërbimeve.

Në Autoritetin e Konkurrencës nuk kemi pranuar ende ndonjë ankesë nga qytetarët, por i ftojmë të gjithë që t’i drejtohen AKK-së në rast se shohin ndonjë parregullsi eventuale.

Po ashtu, i ftojmë sërish edhe laboratorët e licencuar që t’i drejtohen Autoritetin të Konkurrencës në rast se kanë nevojë për ndonjë sqarim lidhur me këtë çështje”, përfundon komunikata.

KULTURË

0 58

Solistja Profesoresha Rejhan Kodrazi, në Violin Profesor Rahmi Ymeri dhe Piano Eda Vllaço Shkolla e Muzikës Prizren