Home Lajme QYTETARËT E SHKUPIT PËRKRAHIN POPULLIN TURK, KËRKOHET MBYLLJA E INSTITUCIONEVE TË GYLENIT...

Kështu dukej mbrëmë qyteti i Shkupit, ku nën moton “Mbështetje vullnetit kombëtar dhe jo grushtit të shtetit”, mijëra qytetarë të të gjitha moshave dhe përkatësive etnike u mblodhën në tubimin e organizuar në Shkup nga Lidhja e Organizatave joqeveritare në Maqedoni, MATUSITEB.

Me flamuj turq, shqiptarë, maqedonas dhe boshnjakë dhe me pankarda me mesazhe të shumta, qytetarët i ofruan mbështetje Presidenit turk Rexhep Taip Erdogan, si dhe popullit turk të cilët u përballën me një tentim për grusht shteti më 15 korrik të këtij viti. Ata e dënojnë ashpër një tentim të tillë dhe kërkuan arrestimin e të gjithë të involvuarve, u shprehën ngushllime familjarëve të dëshmorëve si dhe të plagosurve u dëshiruan shërim sa më të shpejtë.

Ambasadori i Turqisë në Shkup, Omur Shoylendil, i faleminderoi të gjithë përkrahësit e popullit turk për mbështetjen. Ndërkaq pankartave me mbishkrimin “ Qëndro fort dhe mos u përkul, Ballkani është me ty” Shoylendil i’u përgjigj se, edhe Republika e Turqisë është me të gjithë popujt e Ballkanit. Sa i përket tentativës për grusht shteti, Shylendil tha se në natën e 15 korrikut u tregua një shembull shumë i mirë i unifikimit të të gjitha elementeve shoqërore në Turqi, të cilët të bashkuar arritën t’a tejkalojnë një mbrëmje makabre.

“Siç e dini atë natë pati edhe dëshmorë edhe të plagosur, me këtë rast e lus Allahun që t’i mëshirojë të gjithë ata heronj që ranë dëshmorë në mbrojtjen e atdheut. Ju shpreh ngushllime të sinqerta familjeve të tyre dhe uroj për të lënduarit shërim më të shpejtë. Dua të theksoj se i kemi paralajmëruar të gjitha institucionet e shteteve të ndryshme për rrezikun e kësaj organizate terroriste. E cila është e infiltruar në shumë institucione shtetërore në shumë shtete të botës, e lus All-llahun që edhe njëherë mos të na përsëritet ky sulm, me këtë rast i faleminderoj edhe Lidhjen e Shoqatave Joqeveritare turke në Maqedoni, MATISUTEB, për organizimin e këtij tubimi.” deklaroi Omur Shylendil, Ambasadori i Turqisë në Shkup.

Kryetari i Shoqatës MATUSITEB, Tahsin Ibrahim, tha se e dënojnë ashpër tentativën e FETÖ-s për grusht shteti dhe se është e nevojshme që tradhtarët e shtetit dhe popullit sa më parë të japin llogari para drejtësisë.

“Si turq të këtij vendi, është e ndaluar për ne t’i strehojmë këta persona në vendin e çliruesve të Ballkanit. E kemi borxh t’i largojmë këta nga Rumelia, që ishte vendi më i dashur për osmanët”, tha Tahsin Ibrahim, Kryetar i Lidhjes së Shoqatave Joqeveritare turke në Maqedoni “MATUSITEB”.

Ndërkaq, profesor doktor, Metin Izeti tha se janë në mbështetje të popullit turk pasi, siç tha ai, kemi unitet kulturor dhe arsimor dhe mund të konsiderohemi vëllezër. Ai mohoi zërat Turqia mundohet të asimilojë popullin shqiptar, duke shtuar se Turqia nuk do ta asimilojë asnjë popull, përkundrazi Turqia është ajo e cila po investon shumë në shumë vende e sidomos në trojet tona.

“Unë kam dëshirë ti them edhe dy tre fjalë për këtë ngjarje që kanë të bëjnë edhe me ne shqiptarët sin ë Kosovë, Maqedoni dhe në Shqipëri. Rasti I parë është se populli I Turqisë tregoi një guxim të madh demokratik duke qeëndruar përnballë uduqisë militariste ushtarake dhe tregoi se vërtetë populli ka mundësi të ndryshojë për të mirë, pavarësisht se kënd ka përballë vetes, populli I Turqisë tregoi një sens demokratik të cilin duhet t’a analizojmë të gjithë ne dhe të marrim shembull në të gjitha vendet e botës, posaqërisht ne shqiptarët duher të marrim shembull të mirë nga ky rast I cili ndodhi në Turqi, që të jemi të përgatitur ti themi jot ë keqes.”, deklaroi profesori Metin Izet.

Ndërkaq kryetari i Agjencisë turke për bashkëpunim dhe koordinim, Tika , Serdar Çan, nëpërmjet një lidhje telefonike i’u drejtua të pranishmëve, duke i’u faleminderuar për mbështetjen. Ai tha se e dënon aktin e organizatës terroriste, duke shtuar se i paralajmëron të gjithë funksionarët e lartë të shtetit në lidhje me organizatën terroriste Feto, se ata janë të shtrirë në shumë shtete në botë. Ai shprehu bindjen e tij se pas këtyre ngjarjeve Turqia do të del akoma më e fuqishme.

Në këtë tubim, të pranishëm ishin edhe Kryetari i shoqatës boshnjake të Boshnjakëve, Xhemil Bektoviç, ministri rom i Qeverisë së Maqedonisë, Nexhdet Mustafa dhe ai turk Furkan Çako. Ndërkaq në fund të këtij tubimi u lexua edhe një dua për popullin turk dhe Turqinë. /SHENJA/

shkup protesta 6

shkup protesta 5

shkup protesta 4

shkup protesta 3

shkup protesta 2

shkup protesta 1

maqedoni shkup erdogan 243623