Home Lajme KOSOVË Qytetari nga Prizreni i uron fitore Hoxhajt në gjuhën gjermane

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj sot pasdite ka qëndruar për vizitë në qytetin e Prizrenit.

Në një video të publikuar, teksa Hoxhaj me bashkëpunëtorë po shëtiste në Abi Çarshia, një qytetar nga Prizreni ndalet për ta përshëndetur dhe i uron suksese në gjuhën gjermane.

Ai i drejtohet Hoxhajt si kryeministër i ardhshëm, duke i thënë se PDK dhe krahu i luftës do të fitojë kësaj here.

“Suksese kryeministri i ardhshëm. Të urojmë shumë shumë suksese dhe punë të mbarë. Zoti ju ndihmoftë. Me juve përpara.”, thotë ai.