Home Lajme BOTË Racizmi dhe islamofobia objekt studimi në Evropë

Në shumë vende në mbarë Evropën, duke përfshirë edhe vende të tilla si Gjermaninë, Britaninë e Madhe dhe Holandën, vitet e fundit në skenën politike kanë dalë parti dhe lëvizje që ndjekin një politikë të ekstremit të djathtë.

Kohët e fundit këto lëvizje përpiqen të grumbullojnë rreth vetes simpatizantë duke krijuar i agjendat e tyre sidomos me qëndrimet kundër myslimanëve dhe emigrantëve.

Në këtë linjë të ekstremit të djathtë bie në sy me retorikën e saj raciste edhe lëvizja Patriotët Evropianë Kundër Islamizimit të Perëndimit, e njohur shkurt me emrin PEGIDA.

Edhe studiuesit dhe akademikët vazhdojnë ta shqyrtojnë më shpesh çështjen e racizmit që po zhvillohet në Evropë dhe të hulumtojnë shkaqet e këtij fenomeni.

Akademikët, që janë duke bërë studime mbi islamofobinë, racizmin që rritet me shpejtësi në Evropë, shkaqet kryesore dhe masat që mund të merren, i kanë vlerësuar në reportazhet me korrespondentin e agjencisë turke të lajmeve Anadolli (AA).

Profesori i asocuar Peter Polak Springer nga Universiteti i Katarit thotë se ka faktorë të ndryshëm që kanë ndikuar në rritjen e antimyslimanizmit në Evropë gjatë viteve të fundit.

Duke vënë në dukje se dyndjet e refugjatëve e kanë nxitur edhe më shumë antimyslimanizmin Springer nënvizon se fytyra e vërtetë e Evropës doli në dritë kur dhjetëra-mijëra refugjatët u grumbulluan para kufijve të saj.

“Unë mendoj se me publikimin e lajmeve, informacioneve raciste nga mediat evropiane, duke i ekzagjeruar ato dhe duke anuar nga ana e vet, janë shtuar edhe farërat e përçarjes në shoqëri”, u shpreh lektori Springer.

Kurse Dr. Elena Lukinykh nga universiteti gjerman “Oldenburg” mendon se partitë politike me popullaritet në Evropë e kanë rritur edhe më shumë tensionin duke e përdorur anti-islamin si një material për rivalitet politik.

Lukinykh thotë se partitë e ekstremit të djathtë, që e shfrytëzojnë islamofobinë për konsum politik, po u shkaktojnë shoqërive dëme shumë serioze.

“Politikanët dhe partitë e djathta nxisin frikën dhe urrejtjen; i provokojnë njerëzit kundër myslimanëve. Njerëzit provokohen duke krijuar një ndjenjë të migrimit masiv. Unë mendoj se ata bëjnë përpjekje për të ekzagjeruar frikën në shoqëritë evropiane”, përfundoi Lukinykh.

KULTURË

0 2514

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...