Home Lajme RAMA SËRISH KËRCËNON EVROPËN: PO S’NA PRANUAT NË BE VJEN ISLAMI RADIKAL

“Rreth 98 për qind e popullit besonte tek Amerika, më pas tek Zoti dhe Evropa. Sot nuk është kështu”.
Kjo deklaratë është bërë nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë një interviste për Financial Times,transmetojnë portalet kosovare.

“Në rajonin tonë të Ballkanit, jetojnë myslimanët më pro amerikanë dhe pro evropianë në botë. Por gjërat po ndryshojnë dhe nuk është më si dhjetë vjet më pare. Dhjetë vjet më parë do të kishte qenë e pamundur që të kishte luftëtarë të huaj nga Shqipëria që të luftonin në Irak apo Siri. Rreth 98 për qind e popullit besonte te Amerika, pastaj Zoti dhe pastaj Evropa. Sot nuk është më kështu” shprehet kryeministri Rama.

Sipas tij, nëse Evropa na refuzon, atëherë në Ballkan ka për të ardhur Islami radikal, transmeton lajmi.net.

“Një i ri në Tuniz apo Tobruk ndjen se nuk ka të ardhme. Por në Shqipëri ylli në qiell është Evropa. Nëse BE nuk është në gjendje të na tregojë rrugën që presim, do ketë një hapësirë të madhe për Islamin radikal”, ka thënë Rama.