Home Lajme KOSOVË RAMA: SHQIPTARËT DO TË BASHKOHEN NË EVROPËN E BASHKUAR

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Ismail Qemalit, deklaroi se nëse shqiptarët duan ta nderojnë këtë shtatore, ata duhet të vazhdojnë drejt rrugës së vlerave demokratike dhe drejt përmbushjes së amanetit të shqiptarëve të bashkuar në Evropën e bashkuar.

“Shtatorja e Ismail Qemalit del për të mos lëvizur në këtë shesh si guri i rënd në vendin e vet. Sot vjen me këmbët e veta, ati i pavarësisë së Shqipërisë, dhe prehet me shpirtin e tij rrezatues edhe në këtë tokë përfundimisht të çliruar dhe sovrane njëherë e përjetë”, ka thënë ai.

Rama tha se kur Ismail Qemali i kërkonte fqinjëve që të respektojnë fjalën e dhënë, nuk kërkoi traktate e dokumente. “Kur shqiptarët e Maqedonisë përkushtohen për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit, ata nuk kërkojnë lëmosh nga një shtet i vobektë, por kërkojnë të drejtat e tyre, siç nuk kërkojnë asgjë më shumë shqiptarët e Luginës së Preshevës, se sa të drejtat e serbëve në Kosovë”.

Ai shtoi se Shqipëria e Kosova nuk e kanë ndërmend ta shkelin fjalën e dhënë që shqiptarët do të bashkohen ekonomikisht dhe nën çatinë e Evropës.

Ndërsa, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Ismail Qemalit, ka deklaruar se deri në fund të vitit do ta dërgojnë shtatoren e Hasan Prishtinës në Vlorë.

Ai tha se duam bashkimin e shqiptarëve dhe përparimin ekonomik.

“Nuk kemi nevojë për thënie të reja, mjafton t’i implementojmë ato që i kanë dashur Ismail Qemali dhe rilindasit tonë”, ka thënë ai.

Ahmeti tha se në fjalët dhe veprat e Ismail Qemali ka dhënë dy porosi, shtet ndërtimin dhe bashkimin.

Ai falënderoi të gjithë të gjithë ata që kanë kontribuar në ngritjen e këtij e kësaj shtatore./KP/

 

KULTURË

0 3000

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...