Home Lajme KOSOVË Ramush Haradinaj viziton rrugën e dëmtuar në Malishevë, kritikoj cilësinë e dobët...

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj gjatë ditës së sotshme ka vizituar qytetin e Malishevës.Ai ka qenë në rrugën Rud-Sferkë, që u dëmtua dje për shkak të reshurave.Haradinaj në postimin e tij kritikoj cilësinë e dobët të asfaltimit dhe kërkoi nga Qeveria Hoti për mobilizim të menjëhershëm të të gjitha institucioneve përkatëse me qëllim të ndihmës dhe përkrahjes për qytetarët.Postimi i plotë i Ramush Haradinajt:Vizitova sot komunën e Malishevës, përkatësisht një ndër zonat e prekura nga vërshimet.Në këtë katastrofë natyrore, të gjithë së bashku duhet të qëndrojmë pranë familjeve të prekura dhe të bashkëndjejmë me vuajtjet e tyre nga këto përmbytje.Ftoj qeverinë në detyrë, për mobilizim të menjëhershëm të të gjitha institucioneve përkatëse me qëllim të ndihmës dhe përkrahjes për qytetarët, si dhe të vendos për ndarjen e fondit emergjent për mbështetjen e menjëhershme të të gjitha familjeve të prekura nga këto përmbytje. Dëmet infrastrukturore nga këto përmbytje mund të jenë edhe si pasojë e punëve të shpejta dhe jo cilësore.Të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësi nëse nuk i kanë përmbushur kontratat sa i përket cilësisë së punës. Ngritja e standardeve të larta infrastrukturore si dhe kapaciteteve për reagim dhe mbrojtje nga katastrofat natyrore duhet të jetë prioritet i shtetit tonë. Njëkohësisht ftoj aktivistët, strukturat e Aleancës në zonat e prekura si dhe gjithë qytetarët e vullnetit të mirë, që t’iu dalin në ndihmë familjeve të prekura në këtë fatkeqësi natyrore. RH