Home Lajme KOSOVË Ramushi para doreheqjes,vendi shkon ne zgjedhjet e parakohshme

Ramushi para doreheqjes,vendi shkon ne zgjedhjet e parakohshme.

Analisti, Ramush Tahiri, ka folur rreth zgjedhjeve të parakohshme.
Ai duke folur në televizionin publik për atë nëse kjo qeveri tani është e qëndrueshme, Tahiri ka thënë se qeveritë e pakicës asnjëherë nuk janë të qëndrueshme, dhe vendi këtë vit pritet të shkojë në zgjedhje.

“Qeveritë e pakicës kurrë nuk mbijetojnë më shumë se një vit, kryesisht jetojnë gjashtë muaj. Kështu që këtë vit sigurt do të ketë zgjedhje. Ndoshta zgjedhjet do të mbahen në qershor, ose më së largu në muajin shtator”, ka thënë Tahiri.

Edhe analisti Shkelzen Maliqi ka propozuar qeveri teknike për Kosovën. Ai thotë se brenda një kohe të shkurtër do të ishte mirë t’i përgatisin zgjedhjet, duke u fokusuar në përmbushjen e obligimeve që nuk mund të presin.
‘Por e mira mund të bëhet vetëm nëse atyre nuk u jepet më mundësia që të vendosin për hapat e daljes nga kriza. Kjo do të jetë mjaft vështirë e realizueshme, por jo e pamundur’, ka shkruar Maliqi.

Sipas tij, ‘me budallaki e arrogancë’, udhëheqësit e sollën vendin në këtëgjendje.

Në ditët e fundit kryeministri Haradinaj në shumë raste ka mar kritika të shumta se ka dështuar të merr vendime konform detyrës së tij si kryeministër i vendit.

KULTURË

0 1635

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...