Home Lajme Raporti i Islamofobisë për Shqipërinë 2016

 

Qendra kërkimore SETA ka publikuar edicionin e dytë të Raportit mbi Islamofobinë në Europë.  Raporti për Shqipërinë për vitin 2016 është përgatitur nga Besnik Sinani, student i doktoraturës në Free University of Berlin, Gjermani.

Më poshtë mund ta lexoni një përmbledhje të shkurtër të raportit ose mund ta shkarkoni nga këtu.

Pas sulmeve të Charlie Hebdos në Paris në vitin 2015, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama foli rreth rrezikut të ekstremizmit fetar teksa tërhoqi vëmendjen rreth mundësisë së rrezikut të Islamofobisë të frymëzuar, siç tha ai, nga lëvizje dhe parti politike të djathta në Europë. Ishte hera e parë që një zyrtar shqiptar pranonte rrezikun apo qoftë mundësinë e shfaqjes së Islamofobisë në Shqipëri, një vend nominalisht me shumicë muslimane, që krenohet me tolerancën e vet fetare. Megjithë këtë pranim, nuk ka patur asnjë politikë qeveritare për të adresuar një rrezik të tillë, apo qoftë përpjekje për të mbledhur të dhëna rreth realitetit të Islamofobisë, natyrës e kapacitetit të saj, si dhe efektit që ka mbi bashkësinë muslimane dhe shoqërinë në tërësi. Në të kundërt, intelektualë publikë, analistë e ekspertë në Shqipëri mohojnë mundësinë e egzistencës së Islamofobisë në një vend me shumicë muslimane.

 

Megjithë mungesën e studimeve apo raportimeve rreth stadit të Islamofobisë në vend, apo qoftë edhe mohimin e egzistencës së saj, gjenden mjaftueshëm tregues të prezencës së vazhdueshme të formave të Islamofobisë, të cilat reflektohen në ligjërimin e udhëheqësve politikë, në media, tekstet shkollore, incidente të dhunshme, dhe arrestime arbitrare. Përkundër disa raporteve, Islamofobia në Shqipëri nuk është një fenomen i kohëve të fundit, dhe përgjithësisht nuk është e motivuar – siç besohet të jetë në vende të tjera europiane – nga emigracioni apo sulmet terroriste. Islamofobia në Shqipëri i ka rrënjët në identitetin politik të shtetit shqiptar post – komunist, dhe aspiratën e tij për tu bërë ‘europian.’ Ajo reflekton dhe riciklon retorikën e islamofobisë europiane për të stigmatizuar qytetarët e saj të besimit musliman, duke vazhduar forma diskriminimi dhe duke dëmtuar kohezionin e përgjithshëm social të vendit.

 

Për më shumë informacione rreth zhvillimeve mbi Islamofobinë vizitoni faqen Observer.al
1
. Islamofobia po e kthen hixhabin në simbol të rezistencës​
2. Pse Islamofobia është e rrezikshme?!​
3. Islamofobia prek edhe jomuslimanët​