Home Lajme BOTË RAPORTUESI I OKB-SË: E PAMUNDUR QË PËR KOHË KAQ TË SHKURTË TË...

Raportuesi Special i Kombeve të Bashkuara (OKB) për proceset jashtëgjyqësore, ekzekutimet arbitrare dhe në masë, Christof Heyns shprehu shqetësim të thellë në lidhje me proceset gjyqësore masive dhe shqiptimit të dënimeve me vdekje në Egjipt, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur për Anadolu Agency, Heyns tha se numri i rasteve të tilla është në rritje të vazhdueshme dhe shtoi se është e pamundur që gjykata në një kohë kaq të shkurtër të sjellë një numër kaq të madh të gjykimeve.

“Veçanërisht më shqetëson fakti se në mesin e të dënuarve me vdekje është edhe ish-presidenti i Egjiptit, Muhammed Mursi dhe se kjo mund të iniciojë një valë të re të dhunës në Egjipt”, tha Heyns.

Heyns argumenton se gjykimet në Egjipt nuk janë kryer në përputhje me ligjet dhe që përfaqësojnë shkelje themelore të drejtave të njeriut, duke përfshirë të drejtën për jetën.

Për dy çështjet që janë gjykuar në Egjipt, ka patur vendime të ndara dhe të ndryshme. Në çështjen që njihet si “Bastisja e burgjeve” gjykata ka dhënë vendimin për dënim me vdekje ndaj Muhammed Mursit, Presidentit të parë të zgjedhur me votë të lirë dhe të larguar nga detyra me grusht ushtarak në Egjipt. Ndërkohë për çështjen e cila njihet në opinionin publik si çështja e “Spiunazhit të madh”, gjykata ka dhënë vendimin për dënimin me burg të përjetshëm ndaj tij.

Këto gjykime kanë provokuar reagime të ashpra nga shumë vende dhe organizata ndërkombëtare.

KULTURË

0 2143

Drejtoria Rajonale e dorëshkrimeve në qytetin Konya të Turqisë restauron një prej kopjeve të dorëshkrimit "El-Kanun Fi’t Tıbb" i cili për qindra vjet...