Home Lajme KOSOVË Rapp: Gjykata Speciale duhet bërë

Vota në favor të krijimit të Gjykatës Speciale për Kosovën e ka sjellur ambasadorin e SHBA-së për Krime Lufte në Prishtinë, Stephen J. Rapp, ku, siç e thotë, do tu ndihmojë njerëzve në pozita politike që ti hapin rrugë themelimit të gjykatës para së cilës do të trajtohen rastet që dalin nga hetimet e inicuara nga raporti i Këshillit të Evropës, i njohur si Raporti i Dick Marty-it.

Ambasadori Rapp, në një intervistë ekskluzive për “Kohën Ditore”, thotë se krijimi i Gjykatës Specviale është rruga e duhur për Kosovën, ndërsa alternative e vetme ndaj kësaj është që OKB-ja të krijojë një Tribunal të ri Ndërkombëtar, për Kosovën.

Në intervistë, Ambasadori Rapp thotë edhe se Gjykata që do të krijohet për të procesuar akuzat e ngritura nga Marty, të hetuara më pas nga task Forca Speciale, duhet të ketë kapacitet dhe krediblitet të trajtojë “nivele relativisht të larta” të një numri “relativisht të ultë” të të dyshuarve potencialë – 10-12 – në një periudhë kohore të limutuar – “pesë vite, më së shumti”.

Rapp thotë edhe se ai, sikur dhe askush tjetër jashtë Task Forcës hetuese, nuk i din emrat e njerëzve që do të akuzohen para kësaj gjykate, ndërsa thekson se është i bindur që Kuvendi i Kosovës do të miratoj krijimin e Gjykatës Speciale, meqë, siç e tha, këtë ia kanë premtuar disa prej liderëve politikë me të cilët është takuar të hënën, në Prishtinë.

 

KULTURË

0 2514

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...