Home Lajme BOTË Reagon BE, pas paralajmërimit për hapjen e ambasadës në Jerusalem

Bashkimi Evropian ka reaguar pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit si dhe paralajmërimit të Kosovës për ta hapur ambasadën në Jerusalem.

Nga BE, Peter Stano ka thënë që qëndrimi i tyre është që ambasadat e vendeve të BE-së të vendosen në Tel Aviv.

“Pozicioni i BE-së për vendosjen e ambasadave në Jerusalem është i qartë, pra në përputhje me rezolutën e Këshillit të Sigurimit të vitit 1980, e cila u bëri thirrje të gjithë anëtarëve të OKB-së për të zhvendosur ambasadat e tyre në Tel Aviv, të gjitha ambasadat e shteteve anëtare të BE-së si dhe delegacionin e BE-së në Izrael janë të vendosura në Tel Aviv”, tha ai

Kur Kosova ta hapë ambasadën e saj në Jerusalem, do të bëhet shteti i tretë që bën një veprim të tillë, pas Shteteve të Bashkuara dhe Guatemalës.