Home Lajme KOSOVË Reagon Dauti: Nëse Ramushi nuk bëhet president, shkojmë në zgjedhje

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk e ka ndërmend të lëshoj pe për postin e presidentit.Shefi i Grupit Prlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj ka theksuar se si parti presin mirëkuptimin e partnerëve të koalicionit dhe të opozitës për zgjedhjen e liderit të partisë, Ramush Haradinaj për president.Nëse Haradinaj nuk zgjedhet president, Haradinaj thotë për Gazeta Blic se atëherë vendi shkon në zgjedhje.“Ne besojmë në mirëkuptimin e partnerëve të koalicionit, dhe poashtu në partitë opozitare që të kemi besimin e tyre për president. AAK nuk i do zgjedhjet, por ato janë opsion nëse dështojmë në zgjedhjen e presidentit që tashmë është nominuar zyrtarisht nga Aleanca”, ka thanë Haradinaj.Ndërkohë, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri tha se kandidati i vetëm për president është Isa Mustafa.Haziri deklaroi sot se LDK nuk ka emër tjetër për këtë post përveç kreut të partisë Isa Mustafa. Po ashtu, Haziri foli edhe për zgjedhjet lokale ku tha se nuk ka ambicie për një tjetër mandat në krye të Gjilanit.Haziri u shpreh se si parti nuk kanë biseduar me askënd në lidhje me postin e presidentit të vendit dhe rrjedhimisht nuk kanë marrëveshje me asnjë subjekt politik.“Ende nuk kemi marrëveshje për president, unë po përsëris vazhdimisht që LDK-ja e ka ofruar rolin e vet konstruktiv për t’i dhënë vendit stabilitet. Ne jemi për një president konsensual, sa më konsensual në Kuvendin e Republikës, përtej saj nëse ka mundësi në mënyrë që t’i jepet vendit stabilitet. LDK nuk ka biseduar me askënd për çështjen e ndarjes së rolit të presidentit. Nëse LDK-së i bie në mandat, ose LDK-ja duhet ta udhëheqë, ne besoj që do të japim kontributin tonë dhe nuk kemi emër tjetër përpos Isa Mustafës. LDK-ja pajtohet parimisht me çdo emër i cili afron të gjitha palët, të gjitha partitë në Kuvend të Republikës për të zgjedhur një president sa më konsesual të mundshëm”, ka thënë Haziri