Home Lajme KOSOVË Reagon edhe Edi Rama,e quan të padrejtë ftesën e Speciales për Kadri...

Reagon edhe Edi Rama,e quan të padrejtë ftesën e Speciales për Kadri Veselin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas lajmit se kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës, Kadri Veseli, është ftuar nga Gjykata Speciale.

Ai përmes një postimi në Twitter ka thënë se sado e padrejtë të jetë ftesa e Speciales për luftëtarët e UÇK-së, nuk mbetët tjetër veçse e drejta për ta treguar të vërteten e fituar me luftë nga një popull.

Ai thotë se pa Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, populli i Kosovës do të ishte ende i mohuar në të drejtën e tij.

“Sado e padrejtë ftesa për në Gjykatën Speciale për luftëtarët e UÇK, nuk mbetet tjetër veçse e drejta për të treguar të vërtetën për të drejtën e fituar me luftë nga një popull, që pa Ushtrinë Çlirimtare do të ishte ende i mohuar në të drejtën e tij! Solidarë me Kadri Veselin”, ka shkruar Rama.

KULTURË

0 2725

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...