Home Lajme KOSOVË Reagon kryetari Haskuka pas votimit kundër të kredisë nga BERZH

Mjerimi nuk ka kufi, për inate politike mohojnë rregullimin e 100 shkollave, qendrave të mjekësisë familjare dhe ndërtesave publike për qytetarët e Komunës së Prizrenit.

Pas me shumë se 2 vite analizë, studim fizibiliteti dhe negocim, Komuna e Prizrenit ka arritur deri në një draft marrëveshje me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për një grant dhe kredi afatgjate për efiçiencë të energjisë.

Qëllimi i kredisë dhe i grantit ishte që të rregullohen rreth 100 ndërtesa publike në aspektin e efiçinecës së energjisë. Me këtë projekt, në Prizren, të gjitha ndërtesat do të kalonin në standarde më të larta evropiane në aspektin e efiçiencës së energjisë. Shumica e këtyre ndërtesave janë shkolla dhe Qendra të Mjekësisë Familjare, pra fëmijët tanë dhe qytetarët do të kishin ambiente të ngrohta dhe moderne ku arsimohen dhe marrin shërbime shëndetësore dhe komunale.

Rreth 6,9 milionë euro do të investohej në rregullimin e fasadave dhe kulmeve për të kursyer energjinë, në ndërrimin e dritareve dhe dyerve, shtrimin e dyshemeve efiçiente si dhe instalimin e paneleve fotovoltaike për gjenerim të ujit të nxehtë dhe të energjisë elektrike. Kthimi i investimit do të ishte e menjëhershme, ngase çdo vit do të kishim kursim në shpenzime komunale me rreth 63% dhe kursime në ngrohje rreth 59%.

Por ja që niveli i këtyre asamblistëve është aq sa për të mohuar çdo projekti të dobishëm për Prizrenin.

Është për keqardhje që jo për herë të parë edhe disa asamblistë të VETËVENDOSJES koordinohen me këta të PDKsë, LDKsë, NISMAs dhe AAKsë, për sabotimin e projekteve qeveritare.