Home Sport Real Madrid thyen rekordin e Barcelonës të pamposhtjes

Futbollistët e Real Madridit në ndeshjen e mbrëmshme dramatike të kthimit të finales së tetë të Kupës së Mbretit kundër Sevillas, arritën t’i shmangen disfatës dhe kështu vendosën rekord të ri kombëtar të ndeshjeve pa disfatë.

Ndeshja përfundoi 3:3, kështu që klubi “mbretëror” ka arritur në takimin e 40-të rresht pa humbje, me çka ka thyer rekordin e rivales Barcelona, e cila në 39 ndeshje rresht nuk ka pësuar humbje.

Vlen të theksohet se Real ka shkuar në çerekfinale të Kupës së Mbretit sepse të përzgjedhurit e Zinedine Zidane në ndeshjen e parë në Santiago Berbnabeu fituan me rezultat të thellë 3:0.

Ndeshja e mbrëmshme në Sevilje la të kuptohet se Real mund të mposhtet pas 39 ndeshjeve. Sidomos kur në minutën e 77 Vicente Iborra solli vendasit në avantazh prej 3:1.

Më parë, për Sevilla kishin shënuar Danilo me autogol dhe Stevan Jovetiç, kurse për Realin Marco Asensio. Por Kampionët në fuqi të Evropës dhe botës edhe një herë treguan karakter të madh. Së pari Sergio Ramos në minutën e 83 nga pika e bardhë uli dallimin në 2:3, dhe më pas Karim Benzema në minutën e tretë të kohës shtesë shënoi rezultatin përfundimtarë 3:3 dhe kështu shkroi historinë.

Përveç Real Madrid në çerekfinale të Kupës së Mbretit janë kualifikuar edhe Barcelona, Celta, Eibar, Alcorcon, Atletico Madrid, Alavés dhe Real Sociedad. /AA/